Aplikacion
Mike Salerno, një zëdhënës i Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, tha se ekipet e shpëtimit po bënin kërkime me helikopter në zonën ku ishie lokalizuar për herë të fundit avioni, kur panë rrënojat.
Avioni i kompanisë Bering Air me 9 pasagjerë dhe një pilot në bord po udhëtonte të enjten pasdite nga qyteti Unalakleet, njoftoi Departmaenti i Sigurisë Publike të Alaskës.
Avioni u nis në oren 2.37 të pasdites dhe zyrtarët humbën kontaktin me të më pak se një orë më vonë, tha David Olson, drejtor i operacioneve në kompaninë Bering Air.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë, kishte reshje të lehta dëbore dhe mjegull, me temperatura që arrinin deri në minus 8.3 Celsius.
Avioni po operonte me kapacitetin maksimal të pasagjerëve. Të 10 personat në bord ishin të rritur.
Zhdukja e avionit shënon fatkeqësinë e tretë ajrore në SHBA, në tetë ditë. Një avion pasagjerësh dhe një helikopter i ushtrisë u përplasën pranë kryeqytetit të vendit më 29 janar, duke vrarë 67 persona. Një avion ambulancë u rrëzua në Filadelfia më 31 janar, duke vrarë gjashtë personat në bord dhe një person tjetër në tokë./VOA
Përplasje e hapur mes Ministrit të Brendshëm e kreut të Policisë. Tension me shefat e komisariateve