zoom

Bota

Gjenden kufomat e nënës dhe 4 fëmijëve të saj në banesën në periferi të Parisit

Trupat e pajetë të pesë personave u zbuluan në një apartament në Meaux (Seine-et-Marne) mbrëmjen së hënës, më 25 dhjetor, dhe është hapur një hetim për vrasje me dashje.

Viktimat janë një nënë dhe katër fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshës 10 vjeç, 7 vjeç, 4 vjeç dhe 9 muajsh.

Trupat u gjet rreth orës 21:00 pas një alarmi të dhënë nga të afërmit të shqetësuar pasi nuk kishin arritur që të kontaktonin me ta. Në banesën e tyre nuk jane gjetur shenja të hyrjes me forcë brenda shtëpisë.

Kryefamiljari, i cili është zhdukur, është në kërkim nga policia dhe është i dyshuari kryesor i krimit.