Aplikacion
Statusi i Gjekmarkajt:
Per dijeni Ambasades Amerikane dhe Zotit Celibashi!
Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkoder të cilin PD e denon me vendosmeri dhe kerkon nderhyrje te menjehershme që të nderpritet!
Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit per shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuat KQZ per mos fillimin e procesit komisioneret e PS po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.
Komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qender të pamiratur nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në keto 9 vite, shkaterrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
PD nuk do të toleroje akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet , shit-bleresit kronikë do të perballen me vendosmerinë e Shkodranve per të mbrojtur voten e lire si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po kq vullnetin e saj politik.
KQZ njoftoi më herët se: Zgjedhjet ne 2 qendrat e votimit ne Shosh dhe nje ne Pult te bashkise se shkodres jane te anulluara per shkak se votimi nuk u hap brenda 5 oreve sipas parashikimeve ne Kodin Zgjedhor.