zoom

Lajme

Gjekmarkaj: Bashkimi i PD ka tmerruar Ramën! Këlliçi: Të çlirohemi nga grupi kriminal i qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD, Flamur Noka, i shoqëruar nga nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj, duke folur para mbështetësve, deklaroi se fitorja e Partisë Demokratike në këtë bashki është një shembull për të gjithë vendin. Gjekmarkaj theksoi se qytetarët në Fushë Arrëz nuk iu nënshtruan zarfit, por zgjodhën lirinë e demokracinë.

Gjekmarkaj tha më tej se bashkimi i demokratëve ka tmerruar Edi Ramën dhe të gjithë autokratët, që kanë 12 vite që keqqeverisin Shqipërinë.

“Fitorja juaj është shembull sesi përbuzet zarfi. Të gjithë duhet të marrin shembull nga ju sesi ndërtohet fitorja. Ne realizuam bashkimin, që ka tmerruar kryeministrin Edi Rama dhe autokratët, që kanë qeverisur Shqipërinë për mbi 10 vite.

Vendi ynë keqqeveriset, ku ka përbuzje ndaj qytetarëve. PD është partia që solli infrastrukturën, është partia që i ka dhënë identitetin europian Shqipërisë. Motoja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është sot më e vlefshme se kurrë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Kurse Belind Këlliçi u shpreh se në ditët në vijim do të shpaloset programi me të cilin do të fitohen zgjedhjet në vitin 2025. Ai shtori se ka ardhur koha që Shqipëria të çlirohet nga grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.

“Propozimi i bërë nga Bardhi ku dorëzoi projektligjin për rritjen e pensioneve me 2300 euro. I detyrohemi prindërve tanë. Në vijim do dëgjoni programin me të cilin do fitojmë në 2025 ka ardhur momenti që Shqipëria të çlirohet nga grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën”, tha ai. /ZOOM.AL/