zoom

Ekonomi

Gjatë shkurtit, në Shqipëri qarkulluan më pak lekë cash në ekonomi

Në shkurt 2023, paraja që qarkullon jashtë bankave në Shqipëri ka rënë me rreth 3 mld lekë, krahasuar me muajin janar.
Banka e Shqipërisë, raporton një vlerë prej 399.1 mld lekësh cash në ekonominë shqiptare.

Gjithsesi, volumi i parave që qarkullojë jashtë bankave në ekonomi mbetet në rritje të dukshme krahasuar me janarin e vitit të shkuar, kur totali ishte 376.1 miliardë lekë. Krahasuar me janarin e vitit 2022, shuma e parave që qarkullojnë në ekonomi është afërisht 23 miliardë lekë më e lartë.

Cash-i , si forma më e dashur e shqiptarëve për t’i mbajtur paratë, është shpeshherë edhe tregues i informalitetit të lartë në një ekonomi dhe edukatës së ulët financiare të qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo mund të lidhet edhe me situatën e një inflacioni të lartë gjatë të gjithë vitit të shkuar, duke zhvlerësuar lekun dhe duke rritur sasinë e saj në të njëjtën kohë./Zoom.al