Aplikacion
Katalanasit u kundërpërgjigjën menjëherë. Goli me kokë i Lewandowskit vendosi ekuilibrat e takimit, pas një krosimi të Raphinha-s nga këndi. Miguel Gutierrez vendosi në provë portierin e Barcelonës, Pena, në minutën e 28-të. “Gardiani” i mohoi golin mbrojtësit spanjoll, duke devijuar topin.
Joao Cancelo “kërcënoi” skuadrën e Michel me një predhë në fundin e pjesës së parë, por pa mundur dot të konkretizojë rastin. Në të 40-tën, Gutierrez “tundi rrjetën”.
Në pjesën e dytë, Girona siguroi fitoren me golin e Valeryt (80’), sukses ky që çon këtë ekip në vendin e parë me 41 pikë. Në kohën shtesë të dy skuadrat shënuan edhe nga një herë me Gundogan dhe Stuani! Barcelona është në vendin e katërt. /ZOOM.AL/