zoom

Të gjitha

“Amber Heard, një drama queen që po e shikon e gjithë bota”/ Mikesha e ngushtë e quan “sociopate”

Një nga mikeshat më të ngushta të Johnny Depp tha se Amber Heard është “një person sociopat që dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes ” e vendosur të shkatërrojë Depp.

Gina Deuters  e cila është gruaja e partnerit dhe asistentit të biznesit të Depp, Stephen Deuters  ka folur në gjyqin e martesës së stuhishme 15-mujore të aktorit me Heard. Gina pretendon se Depp është viktima e vërtetë mes betejës së tyre ligjore.

Në intervistën e saj të vetme si dëshmitare, Deuters tha se ajo beson se Heard është një “drama queen” e vërtetë.

“Ka një situatë që u zhvillua me Amber gjatë dasmës. Ajo u përkul nga unë dhe më tha: ‘A grindeni ndonjëherë ti dhe Stephen?’ Unë u përgjigja, ‘Ndonjëherë kemi dhe grindje’ dhe ajo tha: ‘Jo, Gina, zënka të  vërteta?’ Dhe ishte disi shqetësuese”, kujton Deuters, i cili e njeh Depp për gati 20 vjet.

Duke i bërë jehonë pretendimeve të Depp-it në gjyq, Deuters pohoi: “Kur Amber iu mohuan ato kërkesa, them se ajo mendoi, “Unë nuk do të arrij atë që dua, kështu që do të të shkatërroj ty”.  “Burri im e quajti atë një persion sociopat dhe sigurisht që nuk i vjen aspak keq për këtë”, shpjegoi ajo./L.K

/Zoom.al