zoom

Sport

Gianni Infantino zgjidhet presidenti i FIFA-s për herë të tretë radhazi

Gianni Infantino ka fituar edhe një mandat në krye të Qeverisë së Futbollit Botëtor, FIFA.

Zvicerani u rizgjodh sot president i FIFA-s, pasi nuk kishte kundërshtar në Kongresin e shtëpisë së futbollit botëror, të mbajtur në Kigali të Rwandas.

Të pranishmit e duartrokitën atë pasi fitoi mandatin për periudhën 2023-2027. 52 vjeçari, i cili e kishte pasuar Sepp Blatterin në vitin 2016, e fitoi mandatin e tretë në krye të FIFA-s.

Infantino do ta drejtojë këtë institucion deri në vitin 2027, por në bazë të statutit të FFIA-s, avokati zviceran me prejardhje italiane ka të drejt të kandidojë edhe në mandatin tjetër, 2027-2031. /zoom.al/

Related Posts

None found