zoom

Politikë

Gërdeci, Shkëlzen Berisha: Teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai

Pas daljes nga GJKKO, ku është marrë në pyetje lidhur me tragjedinë e Gërdecit, Shkëlzen Berisha dha një prononcim për gazetarët, ku tha se kjo që po ndodh është një teatër politik.

“Të 71 dëshmitarët ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhje me procesin. Unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, skam asnjë informacion që mund t’i shërbejë akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë,”- argumentoi Berisha.

Gazetarja: Por, ka një faks me emrin tuaj…

“Kam dhënë dëshmi para një viti. Nuk di kush e ka nisur, nuk ka ardhur në adresën time,”- ishte përgjigjja e tij.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha mbërriti në Gjykatën e Posaçme rreth orës 08:50, pak para se të niste seanca gjyqësore në orën 09:00.

Përpara se të futej në godinën e GJKKO-së, ai tha për gazetarët: “Do të flas kur të dal nga gjykata”.

Shkëlzen Berisha nuk ishte i pranishëm në seancën e kaluar. SPAK argumentoi në Gjykatë se ai nuk banonte në adresën e dhënë, por djali i ish-kryeministrit e hodhi poshtë duke thënë se nuk ishte njoftuar.

“Ne lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnjë adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftese për t’u paraqitur për te dëshmuar!

Pretendimet e SPAK, qe janë qartaz ne funksion te qëllimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme qe janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne dëshminë e dhëne para SPAK kam depozituar adresën e SAKTE si dhe nr e telefonit!

Mbetem i hapur për t’u paraqitur konfirmo ligjit me te marre ftesën!”- ishte reagimi i Shkëlzen Berishës.

GJKKO e thirri Shkëlzen Berishën të dëshmonte lidhur me një faks që Aldo Bumçi i ka dërguar në atë kohë ish-ministrit Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”./ Zoom.al