zoom

Aktualitet

“Gërdeci”, ish-ministri Mediu dhe ish-drejtori refuzojnë të dëshmojnë. Çfarë thanë në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-drejtori i Logjistikës, Dashnor Caushi, kanë refuzuar të japin dëshminë e tyre në seancën e sotme gjyqësore për dosjen “Gërdeci” në GJKKO.

Caushi, i bashkëpandehur në procesin e Gërdecit, është dënuar në procesin e mëparshëm me 3 vjet burg.

Sot ai ka shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji për të mos dhënë shpjegime, por Prokuroria e Posaçme lexoi deklarimet e vitit 2008, ku thuhej se Sokol Ngjeçi ishte interesuar për një interes mbi projektdraftin e kalimit të municioneve. “Më ka marrë në telefon edhe ministri i mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhërin”, ka thënë atëkohë ish-drejtori.

Kurse ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit të çështjes, si person në dijeni për tragjedinë e Gërdecit, duke u shprehur se do flasë në fund të procesit.

Ai tha se do të fliste në fund të procesit gjyqësor, kur të ishin dokumentuar provat, por dhe të kishin dëshmuar dëshmitarët.

Mediu po hetohet për rastin e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi më 15 mars të vitit 2008, për shpërdorim detyre. Në atë tragjedi pati 26 të vdekur dhe 300 të plagosur. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura