zoom

Politikë

Gërdeci/ Fatmir Mediu heq dorë nga gjykimi i shkurtuar, avokatët: Shpërthimi ka qenë i qëllimshëm

Fatmir Mediu ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar për dosjen Gërdeci. Në seancën e mbajtur këtë të martë, avokatët e tij parashtruan tre kërkesa, ku ngrenë edhe dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale.

Ata kërkojnë pyetjen e të paktën 3 subjekteve që jetojnë në Shba, Britani dhe Itali.  Marrjen në pyetje të personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen. Si edhe një ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit.

Ndërsa gjykate vendsoi shtyrjen e procesit, Ardian Visha. avokati i ish-ministrist të mbrojtjes, tha që do të paraqsin prova të reja, duek prëfocuar dyshimet për një ngjarje jo askidentale.

“Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për qëllimvënie të zjarrit në fabrikën e demontimit”, tha Visha.

Nga ana tjetër, avokati i familjeve të dëmtuara nga shpërthimi i Gërdecit, Dorian Matlija, la të nënkuptohet se edhe pse është në proces gjyqësor duhet të ketë një masë shtrënguese ndaj Fatmir Mediu.

Më 8 shtaor do të zhvillohet seanca e radhës,  ku avokatët do të dorëzojnë specifikisht provat, dëshmitarët dhe rolin e tyre që kanë pasur në çështjen e Gërdecit.