zoom

Të gjitha

Georgina rrëfen të pathënat: Nga puna si shitëse tek arrestimi i babait për drogë

Netflix ka njoftuar se Georgina Rodriguez do të ketë zyrtarisht një reality show të saj, në formë dokumentari. Sipas platformës së madhe të filmave, ky reality show do të jetë një portret i thellë dhe emocional i gruas prapa fotove, historive dhe titujve të mëdhenj.

Për herë të parë, partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, do të rrëfejë para kamerave të gjithë jetën e saj, duke nisur nga një prej lagjeve më të varfra të provincës spanjolle, Harca e deri te burgosja e babait. Ky i fundit ishte pjesë e një grupi që merrej me kontrabandë kanabisi nga Maroku në Spanjë.

Gjithashtu bukuroshja brune ka folur për momentin kur në moshën 18-vjeçare është zhvendosur në Londër, aty ku do të ndiqte ëndrrat e saj. Georgina ka studiuar anglisht në të njëjtën kohë me mësimet e saj të vallëzimit, ndërsa punonte si kameriere për të siguruar jetesën.

Ndërsa ndalesa e radhës ka qenë Madridi, aty ku fillimisht ka punuar si shitëse në shtëpinë italiane të modës së lartë Gucci. Me kalimin e kohës, ajo filloi që të dallohej në industrinë e modës si modele, duke krijuar bashkëpunime me revista të tilla si Grazia, Men’s Health, Women’s Health, Glamour. Rodriguez ishte gjithashtu edhe imazhi kryesor i fushatës së të brendshme dhe bikinive të Yamamay.

Si u njoh me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo?

Georgina ka zbuluar se ishte dashuri me shikim të parë. “Ne u takuam në Gucci, ku unë punova si asistente e shitjeve”, ka treguar bukuroshja për takimin e saj të parë me portugezin në 2016.

Po atë vit, në muajin nëntor, ata u panë së bashku për herë të parë në një dalje publike në Disneyland, Francë. Të gjithë pyesnin se kush ishte vajza misterioze që i “vodhi” zemrën Ronaldos, menjëherë pas ndarjes nga modelja e famshme, Irina Shayk.