Aplikacion
Ai u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm si person në dijeni për një çështje që po hetohet nga SPAK, ndërsa la ambientete e prokurorisë rreth orës 15:00.
Pasi përfundoi marrja në pyetje për të, Gentian Sula nuk u prononcua për mediat, por jozyrtarisht mësohet se dy janë çështjet për të cilat mund të jetë pyetur biznmeseni: Hetimi ndaj Erion Veliajt dhe hetimi ndaj familjes Kryemadhi.
Gentian Sula është ndërtues i shtëpisë ku jeton Erion Veliaj, në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Marrja në pyetje e tij vjen në një kohë kur Veliaj po hetohet nga SPAK për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.
Nga ana tjetër, emri i Gentian Sulës përmendet edhe në dosjen e hapur nga SPAK për Monika Kryemadhin dhe nënën e saj. Në dosje thuhet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë para cash nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi për të paguar kreditë