Aplikacion
Gazetarja Anila Hoxha zbuloi se gjatë këtyre ditëve, Meta është mbajtur nën vëzhgim si edhe i është kryer kontroll mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore.
Sipas Anila Hoxhës, Meta ka kërkuar palestër për aktivitet fizik, ndërsa në qeli i kanë vendosur edhe një televizor.
“Ilir Meta është transportuar drejt 313-ës, e cila ndodhet fare pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Përgjatë këtyre orëve, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Ilir Meta është mbajtur në observim, që konsiderohet ndryshe si zona e tranzitimit. Siç më bëjnë me dije burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve, Ilir Metën është dërguar në sektorin B, ka përfunduar fazën e observimit.
Ai është mbajtur në survejim nga psikologët, gjithashtu janë bërë kontrolle mjekësore. Pasi ka përfunduar kjo fazë, ka marrë statusin e të paraburgosurit. Këto kontrolle mjekësore bëhen kundrejt çdo shtetasi që mbahet në fazën e observimit, menjëherë që gjykata shpall masën arrest me burg për çfarëdo vepre të mundshme penale.
Më është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që Ilir Meta është vendosur që të qëndrojë i vetëm në qeli. Siç më bëjnë me dije urime shumë të sigurta, Meta ka kërkuar ambient për aktivitet sportiv, ka kërkuar dhe ka pyetur punonjësit e 313-ës nëse kishte apo jo palestër ku të merrej me sport. Kjo ka qenë kërkesa e tij e parë. Më është konfirmuar që pas vizitave mjekësore që janë rutinë, është konstatuar që Meta nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor dhe këto të dhëna janë shkruar në kartelën e tij, sikurse dhe gjendja psikologjike, që psikologët dhe punonjësit e shërbimit social kanë shënuar që gjendja e tij paraqitet e qetë.
Ditën e djeshme, institucionet e burgjeve, në qelinë që e kanë akomoduar në sektorin B, i kanë instaluar gjithashtu dhe një televizor, ndërsa janë pranuar veshje nga jashtë, të cilat i kanë sjellë anëtarë të familjes së tij. Gjithashtu janë pranuar dhe produkte ushqimore”, tha Anila Hoxha në emisionin “Breaking”.
“I detyrohemi fëmijëve tanë”, të hënën protesta e dytë tek Ministria e Arsimit për Martinin