zoom

Lajme

Gazetarja nxjerr blof Ramën/ Kush i komenton kryeministrit?

Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka nisur një rubrikë në rrjetet sociale, të quajtur “Sy m’sy”.

Përmes videomesazheve, ai kthen përgjigje për disa nga komentet kritikuese të qytetarëve.

Por, gazetarja Ola Mitre ka zbuluar se kush janë ata që i komentojnë kryeministrit, duke treguar se kjo është një “lojë”.

Ajo ka marrë rastin e njërit prej komentuesve, i cili pasi ka bërë “like” disa faqe socialiste dhe më shumë duket si patronazhist dhe jo një qytetar i thjeshtë në hall.

“Një nga këta që “kritikojnë ashpër” kryeministrin në rrjete sociale e ai iu kthen përgjigje SY m’ SY, s’ka lënë faqe që lidhet me Partinë Socialiste e Rilindjen pa bërë LIKE 😝😝
Më poshtë gjeni vetëm disa prej tyre😅”, ka shkruar Ola Mitre.

Related Posts

None found