zoom

Aktualitet

Gazetarja Klodiana Lala: Safet Bajri i uli br*kët te gjunjët policisë së Ilir Prodës!

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas intervistës së Safet Bajrit në emisionin Top Story, duke u shprehur se ky i fundit “i uli br*kët te gjunjët policisë së Ilir Prodës”.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Lala shprehet se Safet Bajri është kreu i një bande kriminale, i përfshirë në masakra të ndodhur në Shqipëri.

Gjithashtu, gazetarja rikujtoi se si Safet Bajri i theu legenin një vajze, e cila shfrytëzohej për prostitucion në Belgjikë, se nuk u dha lekët për të festuar ditëlindjen.

“Safet Bajri i uli bre*et te gjunjet policisë se Ilir Prodes! Mos harroni njerez,

Bajri eshte kreu i nje bande qe i theu legenin nje vajze se nuk iu dha leket per te festuar ditelindjen.

Vajza shfrytezohej ne rruge ne Belgjike! Masakrat ne Shqiperi pastaj i keni degjuar vete”, shkruan Klodiana Lala.

Forcat speciale RENEA zhvilluan një aksion blic të martën në banesën e Safet Bajrit në Shkodër, por mësohet se nuk gjeti asgjë.

Sokol Tahiraj, përfaqësuesi ligjor i Safet Bajrit, reagoi po atë ditë në lidhje me aksionin që forcat speciale RENEA zhvillua mëngjesin e kësaj të martë në Shkodër, ku u ushtruan kontrollen në disa banesa.

Spas gazetares, Klodiana Lala, avokati Tahiraj ka deklaruar se në banesën e Safet Bajrit kanë shkuar disa herë dhe se ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për t’u përballur me hetimin.

“Në lidhje me Safet Bajrin nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal. Disa herë i kanë vajtur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe është i gatshëm të përballet me këtë hetim. Sesi lidhen tre ngjarjet kriminale është çështje e prokurorisë”, lexoi gazetarja Lala në News24.

Më tej Lala tha: “Nuk ka një urdhër arresti ndaj tij, prokuroria kërkon një provë që avokati nëse ka dëshirë mund ta thotë. Ne jemi të paqartë. Kërkohet një provë që sipas prokurorëve mund të cojë në zbardhjen e masakrës së Dobracit”.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Safet Bajri u shfaq në emisionin Top Story, deklaroi se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, u ka vendosur në dispozicion kamerat e sigurisë.

Ai theksoi se nuk ka pasur konflikte me familjen Lici, duuke shtuar se “nuk ekziston, njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj”.

“Kur vjen policia, i jap USB e kamerave, nuk kam lidhje me asgjë, dhe sulmohet Safeti. Për çfarë? Ka ardh RENEA te banesa ime… në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Njerëzit kanë shoqëri të ndryshme, kur ta votojë parlamenti dhe të më caktojnë mua se kë të kem shok atëherë unë nuk rri se po shkel ligjin. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston, njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha Safet Bajri.

I pyetur në lidhje me pasuritë e tij dhe nëse ka pasur sekuestrim, deklaroi se çdo gjë është e verifikueshme dhe se nuk ka pasur asnjëherë sekuestrime.

“As OLF as kurrkush, unë kam bërë 13 vite burg, kam bërë 4 vite kam dalë i pafajshëm, kam bërë dhe 2 vite dhe prapë pastaj ma pushuan çështjen, 6 vite tërë jetën”, u shpreh ai.

Postime të lidhura