zoom

Aktualitet

Gazetarja e pyet për inceneratorët/ Veliaj i kthehet keq: Nuk je prokurore!

Në dyert e SPAK, aty ku ekziston edhe një dosje për inceneratorët, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Veliaj u fut sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të paditur ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje për lidhjet e tij me Iranin, por kur pyetet për lidhjet me bosët e inceneratorëve dhe kontaktet e tyre me mafian italiane “Ndragheta”, përgjigja e tij është me tone të acaruara dhe shmanget duke braktisur deklaratën.

Përplasja e Veliajt me gazetaren:

Erion Veliaj: Pyetja juaj është a vij për çdo çshtje?

Gazetarja: A keni një qëndrim thash?

Erion Veliaj: Ju nuk jeni prokurore, kur të bëheni prokurore do vij të flas. Faleminderit, të fala Saliut, në datën 19 me polici.

Më poshtë momenti kur Erion Veliaj shfaqet në dyert e SPAK:

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Related Posts

None found