zoom

Bota

Gazetarja afgane strehohet në Shqipëri. Intervistoi në studio zëdhënësin e Talibanëve

Behishta Arghand ditën kur ra Kabuli u bë e para gazetare femër të intervistonte në studio njërin prej përfaqësuesve të Talibanëve.

Kjo intervistë e prezantueses së Tolo TV u kthye në lajm në të gjithë mediat botërore pasi asnjëherë Talibanët nuk pranonin të intervistoheshin nga një femër.
Një fondacion i fuqishëm me shumë reputacion në SHBA i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama strehimin e saj në Shqipëri. Ardhja e gazetares afgane është koordinuar nën kujdesin personal të kryeministrit Edi Rama, ministres së punëve të jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri të fondacionit amerikan.
Deri në momentin e procesimit të vizës amerikane gazetarja Arghard do të qëndroj në Tiranë.
Gazetarja Behishta Arghand mundi të dalë nga Afganistani dhe të qëndroj disa ditë në Katar e më pas të udhëtojë drejt Tiranës.
Në një intervistë për mediat gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.
“Më pak se 100 gra e vajza nga 700 gazetare femra në Afganistan vijojnë të punojnë në media por dalë ngadalë çdo ditë po zhduken nga ekranet e televizioneve” deklaroi Arghard.
Ndërsa për intervistën e parë të një gazetare femër me një zëdhënës të Talebanëve, Behishta Arghand 22 vjecçe tha:
“Po dridhesha gjatë intervistës por doja ti tregoja botës se gratë afgane nuk duan të kthehen pas ato duan të ecin përpara”.