zoom

Aktualitet

Gazetaria sportive në zi/ Humb jetën Saimir Demi, vëllai i Enkel Demit

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazeteri sportiv Saimir Demi.

Ai humbi betejën me sëmundjen e rëndë që po luftonte prej kohësh.

Saimir Demi është vëllai i moderatorit Enkel Demi.

Për ndarjen e tij nga jeta reagoi gazetari Defrim Methasani, i cili u shpreh se lajmi për vdekjen e tij është i pabesueshëm dhe shpreh ngushëllimet për familjarët.

“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij. U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije…!🙏🙏“, shkruan Methasani.

Postime të lidhura