zoom

Aktualitet

Gazetari paralajmëron zyrtarin e bashkisë: Bandit, do të nxjerr emrat e të gjithëve

Gazetari Elvi Fundo denoncoi publikisht një zyrtar të Bashkisë Tiranë, që sipas tij, i shkruan që të tërhiqet nga akuzat për aferën e inceneratorëve.

Në një postim në “Facebook”, Fundo zbulon se punonjësi i bashkisë njihet me nofkën “Çanta”, ndërsa poston edhe foton e tij.

Gazetari paralajmëron se nëse ai (por edhe drejtuesit e tij) nuk tërhiqet nga skema për ta bërë atë të heqë dorë nga denoncimet për djegësit duke i shkruar, do të nxjerrë publikisht emrat e të gjithë zyrtarëve që e bëjnë diçka të tillë.

“Pseudonimi në Bashkinë e Tiranës, Çanta.
Taulant publikisht mos fut njerëz, e ke kot.
S’ka kthim për inceneratorët, krimet, vjedhjet dhe bandën e tyre mediatike.
Po më shkruajti një i tretë, do i nxjer emrat e të gjithëve.
Ti je zyrtar bandit në shërbim të inceneratorëve. Kaq”, shkruan Elvi Fundo.