zoom

Slider

Gazetari italian mbron mesfushorin Kristjan Asllanin pas zhgënjimit të Interit në Champions

Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Real Sociedad në ndeshjen e hapëse të Champions League.

Një fanellë titullari iu rezervua edhe mesfushorit të kombëtares, Kristjan Asllani i cili nuk pati mundësinë për të zhvilluar lojën e tij, edhe prej intensitetit të lartë nga lojtarët e Sociedad. Pas ndeshjes, mes shumë lojtarëve të tjerë, edhe shqiptari nuk i shpëtoi kritikave.

Megjithatë, gazetari italian Sandro Sabatini, theksoi se Asllani ishte i saktë në detyrat e tij ndërsa shtoi se ishin të tjerë lojtarë ata të cilët zhgënjyen në fushën e stadiumit San Sebastian.

“Kam një mendim pozitiv për paraqitjen e Asllanit. Më duket se ai i bëri mirë detyrat e tij dhe ishin të tjerë lojtarë që nuk i zbatuan detyrat. Asllani e pati të vështirë sepse e gjeti veten në mesin e spanjollëve që po qarkullonin topin në mënyë të “dendur”. Interi nuk e “pa” kurrë topin. Jemi me fat që Lautaro Martinez shënoi një gol me fat dhe morëm një barazim që duket i bukur dhe mëse i pranueshëm. E theksoj Interi nuk meritonte as barazimin”, u shpreh Sabatini. /zoom.al/