zoom

Bota

Gazetarët e RAI grevë kundër Melonit: Kontroll mbytës

Një sindikatë gazetarësh italianë ka bërë thirrje që partitë politike të “eliminohen nga Rai” teksa gazetarët e televizionit publik dolën në grevë në shenjë proteste kundër “kontrollit mbytës” që sipas tyre po ushtron qeveria e djathtë e Giorgia Melonit mbi ta.

Koalicioni qeverisës është akuzuar se ka ndikuar në programe, duke përfshirë censurimin e temave që nuk janë në përputhje me qëndrimin e qeverisjes.

Greva të hënën erdhi mes një debati në rritje në Itali për ndikimin politik në media pasi Rai u akuzua për censurimin e një monologu antifashist që do të lexohej në një nga emisionet e tij televizive nga autori i profilit të lartë, Antonio Scurati.

“Kjo grevë ka një aspekt që lidhet me pavarësinë dhe autonominë e gazetarëve,” u tha meidave në Romë Daniele Macheda, presidenti i Sindikatës.