Aplikacion
Ndërsa ushtria izraelite po bëhet gati për ndërhyrjen tokësore në Gaza, grupi palestinez nuk duket fort i shqetësuar falë qytetit nëntokësor.
Sipas gazetës francze “Le Figaro”, qyteti quhet “Gaza Metro” dhe është i ndërtuar me tunele të krijuara nga Hamasi, që nisin nga territori i Gazës dhe arrijnë në Egjipt.
Brenda tuneleve ka depo armësh e municionesh, luftëtarë palestinezë dhe ndoshta pengje izraelite.
Terrorists from Hamas have shown their underground storage for rockets.
It was for the construction of such concrete tunnels that international aid to Gaza was sent. pic.twitter.com/aD6NwkBvVR
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) October 9, 2023
Pikërisht për ndërtimin e tuneleve të tilla prej betoni u dërguan ndihma ndërkombëtare për Gazën.
Sipas analistëve ushtarakë, sulmi tokësor që pritet të nisë Izraeli ka karakteristikën e një kërcënimi asimetrik, për shkak të tuneleve të gjera që ekzistojnë nën Rripin e Gazës.
Analistët shtojnë se ekziston rreziku që ushtarët izraelitë të përballen me një kurth të terroristëve të Hamasit në Gaza, të cilët mund të shfaqen në çdo moment nga tunelet.
Gjatë ofensivës së madhe, sipas tyre, trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) mund të dëmtohen rëndë.
Grupe raketahedhësish të fshehur disa metra thellë mund të dalin nga një sistem kapelë, duke u kundërpërgjigjur.
Në vitin 2021 ushtria izraelite e bombardoi “Gaza Metro”, por një pjesë e këtij rrjeti mbetet e panjohur për autoritetet e Tel Avivit, gjë që vështirëson operacionet ushtarake.
“Unë kam qenë në tunelet e terrorit të Gazës. Unë kam parë se si funksionon Hamasi. Aty fshihen armë në tunele poshtë shkollave. Ai përdor gratë dhe fëmijët si mburoja njerëzore. Hamasi është i keq. Hamasi “i njeh tunelet e tij brenda dhe jashtë”, i tha “AFP” Colin Clark, drejtore e kërkimit në Qendrën Soufan në Nju Jork.
I’ve been to the Gaza terror tunnels. I’ve seen how Hamas operates.
It hides weapons in tunnels underneath schools. It uses women and children as human shields. Hamas is evil. #FinishThem pic.twitter.com/8BjiCoX2Go
— Nikki Haley (@NikkiHaley) October 12, 2023
Tunelet, siç shpjegon botimi francez, janë me lartësi, gjerësi dhe kompleksitet të ndryshëm.
Ato fillimisht janë ndërtuar për të transportuar produkte kontrabandë si cigare, qumësht, rroba, pjesë makinash, etj. nga Egjipti.
Por në fillim të viteve 2000, Izraeli e rriti luftën e tij kundër këtyre tuneleve, të cilat dyshonte se po i lejonin palestinezët të merrnin armë.
Pas tërheqjes së pushtuesve izraelitë nga Rripi i Gazës në vitin 2005 dhe marrjes së territorit nga Hamasi në qershor 2007, kontrabanda e armëve u rrit.
Çfarë ka “Gaza Metro”?
“Ajo ka gjithçka, nga pjesë rezervë për raketat iraniane ose kineze deri te raketat anti-ajrore, duke përfshirë tonelata eksplozivi, të nevojshme për të shpërthyer raketat e lëshuara nga Hamasi në Izraelin jugor”, tha gazeta franceze në një raport të vitit 2019.
Hapja e tuneleve është bërë në mënyrë komplekse dhe është një operacion i vërtetë i menaxhuar ekskluzivisht nga Hamasi, siç thekson botimi francez.
Gjatë disa operacioneve tokësore, kryesisht në 2006, 2008 dhe pas 2014, si dhe gjatë luftës në 2021, Izraeli bëri gjithçka për të shkatërruar rrjetin nëntokësor që u ndërtua me kalimin e kohës.
Megjithatë, Hamasi vazhdoi pa u lodhur të ndërtojë këtë labirint tunelesh, pavarësisht masave të spiunazhit të përdorura nga inteligjenca izraelite.