zoom

Aktualitet

Gaz Paja: U bëra investitor strategjik nga dashamirësia e banorëve të Dhërmiut

Aktori i Hujmorit Gaz Paja ka treguar për herë të parë se si u bë investitor strategjik, një çështje që e ka sjellë në vëmëndje të publikut gjatë viteve të fundit.

Në një podcast “Garage Lock”, ai ka thënë se e ka marrë këtë status nga dashamirësia e banorëve të Dhërmiut ku ai dhe kompania e tij do të ndërtojnë një kompleks luksoz banesash.

“Mu dha mundësia që me disa banorë të Dhërmiut të gjeja disa toka, kërkova ndihmën e disa miqëve të mi privatë që t’i futeshim kësaj gjëje. Investitorin nuk e kam marrë unë por kompanitë që plotësonin kushtet që kishte vënë qeveria. Jo më kot, në Tiranë sot paguan 8+1% taksën e shtetit çdo ndërtues për të klasifikuar se cili ndërtues është më i zoti. Pra nuk i kam bërë unë, por kam thënë kam një tokë, “do të vish ta marrësh?”, nëse ai merr 9 lekë, unë marr 1. Sepse nuk e kam mundësinë për të zhvilluar një ndërtim dhe as nuk e marr vesh. Thjesht u përpoqa nga dashamirësia e publikut në terren që më thanë ‘ty ta besojmë se je djalë i mirë, na gjej një ndërtues’. Kështu ka lindur historia! Kur për këtë e ka të drejtën një qytetar i panjohur, pse mos ta kem unë? Kaq është kjo!”- tha aktori.

Madje më tej ai është ankuar edhe se për shkak të përfoljes së çështjes së tij në media, shumë përfitime i janë hequr padrejtësisht.

“Biles nga lajmet padrejtësisht jam penalizuar nga shteti, duke mu zvogëluar benefitet që pretendoja. E prapë them nuk më intereson. Letrat janë aty, të vijë kush të dojë dhe t’i kontrollojë dhe ta kuptojë se jam shumë i pastër në këtë aspekt,”-tha gjithashtu Paja.