Aplikacion
Zelensky deklaroi në rrjetet sociale se është gati për të arritur marrëveshjen e paqes me Rusinë, nën udhëheqjen e Trump.
“Do të doja të ripërsëris angazhimin e Ukrainës për paqe. Asnjë nga ne nuk dëshiron një luftë të pafundme. Ukraina është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur për të afruar një paqe të qëndrueshme. Askush nuk e do paqen më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën drejtimin e fuqishëm të Presidentit Trump për të arritur një paqe të qëndrueshme“, shkroi Zelensky në “X”.
Reagimi i Zelenskyt vjen pasi debatoi ashpër me Donald Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance në Zyrën Ovale. Më pas, Trump i tregoi derën Zelenskyt dhe i kërkoi të rikthehet vetëm kur të jetë gati për marrëveshje.
Ndërsa dje, Trump vendosi të ndërpresë dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë.
Pas rritjes së tarifave, Trump tallet me Trudeun: Shpjegojini guvernatorit të Kanadasë se…