Aplikacion
Në njoftimin e hapjes së hetimit (përsëri) për shërbimin taksi në aeroportin e Rinasit, kompani që drejtohet po nga të afërmit e Kastratit, Konkurrenca hedh akuza të rënda ndaj tij.
“Ndaj në kuptim të nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sjellja e TIA mund të përbëjë abuzim me pozitën dominuese duke refuzuar aksesin ndërmarrjeve të tjera që janë të licensuara dhe që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor të udhëtarëve me taksi nga aeroporti drejt Tiranës apo një destinacioni tjetër”, shkruhet në dokumentin e Konkurrencës.
Zoom.al ka denoncuar gjithmonë sjelljen abuzive të TIA-s dhe duke theksuar nevojën e hapje të një hetimi të thellë për këtë subjekt, që në fakt operon në kushte të monopolit.
Gjithsesi, Konkurrenca nuk ka ende një vendim final për të nisur një hetim të tillë, por hipoteza e hedhur është një lajm i mirë. Për fat të keq, kreu i Konkurrencës, Denar Biba, pak kohë më parë teksa jepte ‘llogari’ në komisionin e ekonomisë tha se vendimet e këtij autoriteti nuk kryhen sepse Gjykata i rrëzon ato.
Deklarata u dha në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku ishte thirrur Bordi Drejtues i AK-së për një seancë dëgjimore mbi hetimin e tregut të miellit dhe çështjes së rritjes së çmimit të bukës, nga grupi parlamentar i PD-së.
“Gjoba rrodhi në media para se ne t’a shqyrtonim, por ne nuk kemi qëllim primar gjobitjen e bizneseve. Qëllimi është efikasiteti i tregut. Ne nuk krijuam bindjen që ka diçka që nuk shkon, nuk ka provë konkrete, por kishte problem. Në 694 raste kishte çmime të ngjashme, por nuk kishte numër të saktë operacionesh dhe indiciet ishin të paqarta. Kam kërkuar shtyrjen e mbledhjes dhe hetimit. Duhen periudha 4-6-15 vite sepse për aq kohë nuk jep dot vendim vetëm me indicie, më vonë do ta rrëzonte gjykata. Shumë vendime janë rrëzuar nga gjyqësori”,- tha Biba një vit më parë.