zoom

Politikë

Garo: Dënojmë sulmin e pashembullt të Bardhit ndaj gjykatësit. Vepër penale

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar mbi kërcënimin e Gazment Bardhit drejtuar gjykatës se nuk duhet të njohë statutin e këtij kampi.

Zëdhënsja Floriana Garo, thotë se PD e dënon këtë qëndrim dhe se fjalët e sekretarit e partisë janë trillime të tija.

“Sot, para vendimit të gjykatës për Kuvendin e Partisë Demokratike të datës 11 Dhjetor të vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndërmarrë ndaj gjykatësit të çështjes një sulm kërcënues të pa shembullt që nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor të Edvin Ramës në vitin 2007.

Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.

Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj.”