zoom

Aktualitet

“Gangsterët shqiptarë”/“Sunday Express”: Valë e re rekrutimesh nga krimi drejt Britanisë

Gazeta britanike “Sunday Express”, u hap këtë të diel me një titull të fortë për grupet kriminale shqiptare: “Gangsterët shqiptarë rekrutojnë nga vendlindja”.

Jon Austin redaktor i sektorit të ngjarjeve kriminale në këtë gazetë, shkruan se Britania po përballet me një valë të tretë emigrimi të shqiptarëve në shtetin ishullor.

“Tashmë grupet kriminale shqiptare të konsoliduara janë duke rekrutuar ushtarët e rinj në vendlindjen e tyre”, shkruhet në artikull.

“Gjenerata e dytë e kriminelëve shqiptarë në Angli po kthehen në vendin e prindërve të tyre duke tërhequr njerëz të pashpresë për t’u bërë pjesë e krimit”,-citohet të jetë shprehur Dr. Andi Hoxhaj, pedagog në “University College London”.

”Ata u ofrojnë udhëtime falas drejt Anglisë. Në këmbim punësim në shtëpitë e kanabisit apo aktivitete të tjera kriminale. Kemi parë një fushatë të suksesshme rekrutimi gjatë vitit 2022 përmes rrjeteve sociale bashkëlidhur me çmime të lira kalimi drejt Anglisë nga Franca me gomone”.

”Sunday Express” thotë se paçka premtimit se ushtarët e rinj të krimit do të bëjnë një jetë prej gangsterësh të vërtetë, të rinjtë shqiptarë kthehen në skllevër modern që u duhet t’u paguajnë borxhin atyre që paguan për t’i sjellë në Angli. /Zoom.al