Aplikacion
“Ka një njeri, Viktor Orban, a ka dëgjuar dikush ndonjëherë për të? Ai është ndoshta një nga liderët më të fortë kudo në botë. Ai është lideri i Turqisë”, tha Trump, duke iu referuar kryeministrit hungarez.
Presidenti i Turqisë është Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa Viktor Orban është kryeministrii Hungarisë.
Trump nuk u ndal me kaq, por vijoi gafat duke shtuar se Hungaria ndante një kufi me Rusinë.
Por në realitet, as Turqia dhe as Hungaria nuk ndajnë asnjë kufi me Rusinë.