zoom

Aktualitet

Gafa e Gjicit: Nuk ka problem uji i pijshëm, është përzier me ujin e vaditjes

Një numër i lartë rastesh me bark, të vjella e temperaturë janë paraqitur në spitalin e Kukës gjatë së shtunës dhe ditën e sotme.

Safet Gjici kryetar i bashkisë tha në lagjen Muja se nuk është e vërtetë që ka probleme të ujit të pijshëm.

Sipas tij, uji është përzier me ujin vaditës pasi është bërë ndërhyrje nga një banor dhe për këtë rast po merret policia për hetime të mëtejshme.

‘Na rezulton që uji i i pijshëm është brenda normave dhe analizave dhe nuk rezulton që të kemi probleme me ujin e pijshëm, ujësjellësi i Kukësit është në krye të detyrës dhe ka ndalur furnizimin, ne kemi rregulla strike dhe analizat kryhen tre here në dite, deklarata e mjekut është keqinterpretuar nga rrjetet sociale dhe është zhfrytëzuar për poltikën ditore.’ tha Gjici.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al_news)

Së fundmi Hasan Halilaj drejtor i NjVKSh Kukës, është shprehur se analizat kanë treguar se uji është i pastër dhe nuk përmban baktere në Kukës.