zoom

Sport

Futbollisti i njohur do bëhet baba me mbesën e ish-gruas! Fëmijët edhe vëllezër e motra, por dhe kushërinj

Ish-sulmuesi i Brazilit dhe Zenit të Shën Petersburgut, Hulk ka njoftuar se ai dhe mbesa e ish-bashkëshortes së tij janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku, përmes një postimi pasionant në mediat sociale.

35-vjeçari luan me Atletico Mineiro në Brazil, pasi u kthye nga një kontratë fitimprurëse në Kinë.

Ai dhe gruaja Camila Sousa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ata u bënë lajm në gjithë mediat botërore më shumë se një javë më parë, pasi Hulk njoftoi se po ndahej nga bashkëshortja, me të cilin ka tre fëmijë, për t’u lidhur me mbesën e saj.

Lajmi shokues bëri xhiron e botës, por Hulk tashmë pret të bëhet baba sërish, këtë herë me mbesën e ish-bashkëshortes.

Tani fëmijët e tij me ish-bashkëshorten do të jenë njëkohësisht edhe vëllezër e motra, por edhe kushërinj, me fëmijën e Hulk me mbesën e ish-bashkëshortes.