zoom

Lajme

Futbolli shqiptar në zi, shuhet ish-trajneri i Kombëtares

Futbolli shqiptar humbi një nga emrat më të mëdhenj dhe të shquar.

Bejkush Birçe u nda nga jeta pas problemeve shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e dha kreu i FSHF-së, Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale.

“I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes!

Kemi humbur një nga njerëzit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.

Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta.

U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”, shprehet Duka.

Birçe mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90.

Ai e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.