Aplikacion
76-vjeçari suedez vuante nga tumori në pankreas.
Lajmin për sëmundjen e rëndë e dha vetë tekniku i njohur në fillim të këtij viti.
Në ditët e tij të fundit të jetës, Erikson ishte pjesë e disa ndjeshjeve dhe përshëndetjeve speciale në stadiume të ndryshme të botës.
Pak ditë më parë, ai publikoi një letër lamtumire.
“Kujdesuni për veten dhe jetën tuaj. Shpresoj të më kujtoni si një njeri të mirë”, shkruante mes të tjerash suedezi Sven Goran Erikson.
Ai ishte drejtues i shumë klubeve dhe kombëtareve gjatë viteve 1977-2019, duke përfshirë Goteborg, Benfika, Roma, Fiorentina, Manchester City, Lazio dhe Leister apo kombëtare të mëdha sikurse Anglia apo Meksika.