zoom

Slider

Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Mino Raiola, mbreti i merkatos

Bota e futbollit është në zi. Mino Raiola, agjent i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të merkatos të transferimit, vdiq në Monte Carlo ku jetonte.

I sëmurë për disa muaj, ai u operua në San Raffaele në Milano për një sëmundje të rëndë, por nuk ishte shëruar kurrë plotësisht.

I lindur në Nocera Inferiore në itali më 4 nëntor 1967, ai nisi punën si menaxher në Holandë, por emër arritur të bënte në Itali falë ndërmjetësimit të tij në transferime e Michel Krik, Marciano Vink dhe Pavel Nedvěd.

Ai është protagonist i shumë operacioneve milionerësh duke filluar me kalimin e Ibrahimovic nga Interi te Barcelona në vitin 2009 tek ai i Mario Balotellit te Manchester City, i Paul Pogba fillimisht te Juventusi dhe më pas te Manchester United.

Gjithashtu ai finalizoi kalimin e Haaland nga Salzburgu te Borussia Dortmund dhe de Ligt nga Ajax në Juventus.

Në vitin 2020, Forbes e rendit atë të katërtin në botë në mesin e avokatëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur biznesin për 847.7 milionë dollarë. /zoom.al/