zoom

Aktualitet

Fushë Krujë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.