zoom

Aktualitet

Fushë-Arrëz, babai plagos djalin me thikë, arrestohet (EMRAT)

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar zbulon detaje në lidhje me plagosjen me thikë të 19-vjeçarit, Oltion Maradodaj, në Fushë-Arrëz.

Mësohet se autori është babai i të riut, Anton Maradodaj, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

“Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi A. M.

Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha policia vednore.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, i cili akuzohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia për krimin në familje. /ZOOM.AL/