Aplikacion
Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u njoftua se mëngjesin e sotëm ka pasur aksion në burgjet e vendit tonë, sipas raportimeve nga “TV21”.
Sipas informatave të para të mediave, janë arrestuar 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, të cilët tashmë janë në gjykatë. Së shpejti pritet që Prokuroria, në koordinim me MPB-në, të dalë me njoftim zyrtar.
Paraprakisht dyshohet se punonjësit janë përfshirë në një rrjet abuzimi e shkelje ligji, duke futur sende të paligjshme në qeli. /ZOOM.AL/