Aplikacion
Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi, në rrethana e shkaqe që po hetohen nga autoritetet ligjzbatuese.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i furgonit pësoi atak kardiak, ndërsa pasagjerët shpëtuan pa lëndime. Viktima është identifikuar si Ardjan Stafa, nga Tirana, që besohet se humbi ndjenjat dhe ka pësuar infarkt.
“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, sqaroi policia.
Në pyetje po merren edhe pasagjerët që ndodheshin brenda, kryesisht anëtarë stafi mjekësor dhe të institucionit. /ZOOM.AL/