zoom

Aktualitet

Furgoni i burgjeve përplas karrocën! Ky është i burgosuri “VIP” që po transportohej

Një furgon i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident në Elbasan, ku raportohet se ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga kali dhe për pasojë është lënduar karrocieri.

Mësohet se furgoni i burgjeve transportonte Sokol Sanxhaktarin, nga paraburgimi i Bradasheshit për në gjykatë, ku edhe do zhvillohej një seancë gjyqësore.

Ndërkohë për personin e plagosur që udhëtonte me karrocën e kalit bëhet me dije se është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër i burgosuri, Sokol Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin. Sanxhaktari dhe 42-vjeçari Hajdari, i njohur me pseudonimin “Luço” e kishin apeluar masën e sigurisë që ju dha Gjykata e Elbasanit.

Sanxhaktari dhe Hajdari i kanë qëndruar deklaratës së parë që nuk kanë qenë të vetëdijshëm për shkak se kishin konsumuar alkool.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, është përplasur mjeti i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.