zoom

Aktualitet

Fundjavë me diell, njihuni me parashikimin e motit për të shtunën dhe të dielën

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.