Aplikacion
Aktivistët thonë se ligji “do të legalizojë përdhunimin e fëmijëve”. Sipas ligjit të ri , autoriteteve fetare u është dhënë fuqia për të vendosur për çështjet familjare, duke përfshirë martesën, divorcin dhe kujdesin e fëmijëve. Ai shfuqizon një ndalim të mëparshëm për martesën e fëmijëve nën moshën 18 vjeç, i vendosur që nga vitet 1950.
“Ne kemi arritur fundin e të drejtave të grave dhe fundin e të drejtave të fëmijëve në Irak ,” tha avokati Mohammed Juma, një nga kundërshtarët më të shquar të ligjit.
Gazetarja irakiane Saja Hashim tha: “Fakti që klerikët kanë dorë vendosjen e fatit të grave është i tmerrshëm. Kam frikë nga gjithçka që do të vijë në jetën time si grua.”
Martesa e fëmijëve ka qenë një çështje e gjatë në Irak, ku 28% e vajzave janë martuar para se të mbushnin 18 vjeç, zbuloi një studim i OKB-së i vitit 2023.
Ndërsa martesa u paraqitet disa vajzave të mitura si një shans për t’i shpëtuar varfërisë, shumë nga martesat përfundojnë në dështim, duke sjellë pasoja të përjetshme për gratë e reja, përfshirë turpin shoqëror dhe mungesën e mundësive për shkak të shkollimit të papërfunduar.
Në vend që të shtrëngojë ligjet kundër martesave të mitur dhe të ndihmojë vajzat me prejardhje më të varfër për të përfunduar arsimin e tyre, ligji i ri lejon martesën e të miturve sipas sektit fetar sipas të cilit lidhet kontrata martesore.
Për myslimanët shiitë, të cilët përbëjnë shumicën në Irak, mosha më e ulët e martesës për vajzat do të jetë nëntë vjeç, ndërsa për sunitët, mosha zyrtare do të jetë 15 vjeç.
None found