zoom

Aktualitet

“Fshiu emrin e Olsit nga dosja”/ Rama dhe Bardhi në gjyq për shpifje! Akuza pas shtyrjes së seancës

Seanca gjyqësore për padinë për shpifje që kryeministri Edi Rama bëri ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, u shty këtë të martë.

Rama reagoi pas shtyrjes, duke akuzuar palën mbrojtëse të Bardhit se po zvarrisin procesin me pretendime boshe.

“Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:

“Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatët e tij kanë këmbëngulur që të mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus në parashtrime thoshin Ols Rama ashtu, e Ols Rama kështu. Avokati ynë ua ka bërë të qartë që padia është e Edi Ramës dhe bëhet fjalë për deklaratat e Bardhit për kryeministrin, që ka fshirë emrin e vëllait nga dosja me prokurorë, që pastaj i ka promovuar etj etj… Pra gjyqi është me Edi Ramën dhe për shpifjet ndaj Edi Ramës, prandaj ata duhet të sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kanë dhe spërdridhen duke shtyrë seancat me llafe boshe. Ju informoj për seancën tjetër”, tha Edi Rama në rrjetin social “X”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Gazment Bardhit.

“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!

Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin”, tha Bardhi.

Edi Rama paditi Bardhin për shpifje pas akuzave publike që ai bëri ndaj kryeministrit, se kishte fshirë emrin e të vëllait, Olsi Rama, nga dosja e ‘Xibrakës’, me ndihmën e prokurorëve që i kishte promovuar më pas.

Postime të lidhura