Aplikacion
“Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave të shtuara për përballimin e fluksit, kanë intensifikuar kontrollet, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i verifikimeve të detajuara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gate”, u kapën në Rinas dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, një shtetas polak dhe një shtetas turk, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njoftoi Policia.
Gjatë operacionit u arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit: Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;
I dyti është O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.
“Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë”, njoftoi policia. /ZOOM.AL/