Aplikacion
Në minutën e 67 të takimit, stafet mjekësore të dy ekipeve kanë vrapuar në drejtim të tifozëve të Skënderbeut, pasi një prej tifozëve të Skënderbeut kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Më pas ai u transportuar me autoambulancë në drejtim të spitalit dhe ende nuk dihet gjendja e tij.
Ndërkohë ekipet duhej të prisnin që autoambulanca të kthehej pasi dërgoi tifozin, dhe nuk mund të riniste loja.
Në minutën e 81, takimi vazhdoi normalisht, pasi ambulanca mbërriti në stadium. /zoom.al/