Aplikacion
Në një deklaratë të publikuar në mediat greke nga kjo shoqatë shkruhet: “Qeveria shqiptare, në kundërshtim me çdo koncept ligjor, vendosi sot të vijojë burgosjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe shtetasit Pandeli Kokaveshi. Përballë këtij zhvillimi, do të ushtrojnë të gjithë fuqinë që mundemi që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.”
Gjithashtu bën thirrje që të gjithë t’i bashkohen protestës përpara ambasadës shqiptare në Athinë pasditen e sotme, duke e quajtur “padrejtësi” arrestimin e Fredi Belerit.
“Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo grek, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të na bashkohen në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 pasdite në ambasadën shqiptare të Athinës. Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”, thuhet në deklaratë.
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri