zoom

Bota

Franca “digjet” nga protestat, qindra të arrestuar, disa policë të lënduar

Zjarret shpërthyen sërish në të gjithë Francën dhe rreth 1000 njerëz u arrestuan, ndërsa demonstratat e dhunshme për vrasjen e një 17 të qëlluar nga policia hynë në natën e katërt.

Protestat shkaktuan trazira në disa qytete deri në orët e para të së shtunës në kundërshtim me një vendim për ndalimin e aktiviteteve masive që autoritetet franceze moren një ditë më parë. Ministria e Brendshme njoftoi se për shkak të protestave u raportuan 2,560 zjarre në rrugë, 1,350 makina të djegura, dhe 234 incidente të tjera në ambjente e ndërtesa publike.

79 efektive policie mbetën të lënduar nga përplasjet me protestuesit ndërsa pati gjithashtu 58 sulme ndaj stacioneve policore. Fishekzjarret dhe bombat molotov të krijuara në mënyrë artizanale u lëshuan masivsht nga protestuesit.

Dhuna nuk u parandalua pavarësisht se policia franceze nxorri në terren 45,000 oficerë, njësi speciale, automjete të blinduara dhe helikopterë në të gjithë vendin .Në natën e katërt të tubimeve incidentet më të mëdha u shënuan në Marsejë dhe Lion.

Një ditë më parë, 917 persona ishin arrestuar, mes tyre fëmijë deri në 13 vjeç, ndërsa presidenti francez kërkoi që vrasja e 17 vjeçrit nga policia, të mos përdoret për të justifikuar aktet e dhunës.