Aplikacion
Zyrtarisht është raportuar për tre persona të plagosur por nga fotot e siguruara, duken shumë qytetarë të plagosur e të trembur nga aksidenti i frikshëm. Kjo nuk është hera e parë që urbanët e kryeqytetit përfshihen në aksidente që vendosin në rrezik jetën e qytetarëve.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar kaos, edhe shumë dëme materiale.
Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Nga hetimet e deritanishme duket se autobusi ka goditur një automjet nga pas, dhe më pas ka vijuar goditja. Ndërkohë që një automjet ka përfunduar në trotuar, duke goditur stacionin e urbanit.
Mes automjeteve që u përplasën me autobusin e linjës së Unazës në Tiranë janë 4 makina luksoze.
Nga pamjet duket se është një automjet tip ‘Audi’, dy ‘Benz’ dhe një ‘Porsche’ janë bërë copash nga përplasja e fortë.