zoom

Lajme

FOTOT/ Reperi Kanye West përsëri në telashe, ish-asistentja e akuzon për ngacmime seksuale

Nuk kanë të sosur telashet për një nga reperat më të njohur, njëkohësisht ish-bashkëshorti i Kim Kardashian.

Reperi Ye, dikur Kanye West, Akademia Donda e të cilit u padit në prill për abuzime në vendin e punës, po përballet me një mori akuzash të reja.

Këtë herë padia vjen nga një grua që pretendonte se ishte asistentja e tij personale.

Lauren Pisciotta, një modele në Instagram dhe OnlyFans, tha se ka punuar për yllin e repit “Famous”, 46 vjeç, nga korriku 2021 deri në tetor 2022.

Ajo pretendon se iu nënshtrua formave të shumta të ngacmimeve seksuale, sipas dokumenteve ligjore të shqyrtuara nga “The Times”.

Vetë West u përgjigj se pretenduesja e bën për të përfituar emër dhe para prej tij, pasi nuk ishte e vërtetë. /ZOOM.AL/