zoom

Lajme

FOTOT/ Princ Leka s’e fsheh më romancën me Blerta Celibashin, e prezanton me miqtë në New Jersey

Pas lajmeve për dhunë në Oborrin Mbretëror dhe zyrtarizimit të divorcit me Elia Zaharinë, Princ Leka Zogu nuk e fsheh më romancën e tij me Blerta Celibashin.

Ata tashmë janë bashkë në evente dhe organizime, njësoj siç ndodhi këtë fundjavë, kur çifti u shfaq përdore në New Jersey.

Ata morën pjesë bashkë në festën e miqësisë, ku Pric Leka e prezantoi Blertën me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mirënjohje për Anton Konsztantin dhe David Alexander Jenkins për mikpritjen dhe organizimin e një darke gala të mrekullueshme në Carpathia West Estate. Një mbrëmje e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë, duke nxitur bashkëpunimin dhe mbështetjen për kauza bamirësie”, ka shkruar Princ Leka pas eventit.