Aplikacion
Në ceremoninë e veçantë, ambasadorja Kim ka bërë bashkë politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë, dhe jo vetëm, për t’iu bashkuar festimeve për këtë ditë të shënuar.
Siç shihet edhe nga fotot, festës i janë bashkuar deputetë nga Partia Demokratike, si Lulzim Basha, Grida Duma, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Gazment Bardhi, Aldo Bumçi dhe Tritan Shehu.
Ndërkohë, në ceremoni ka qenë edhe Presidenti Ilir Meta, Presidenti i ri, Bajram Begaj, si dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.